Vizita e kryeministrit irakian në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89713-vizita_e_kryeministrit_irakian_në_teheran
Adel Abdul’mehdi, kryeministër i Irakut pasditen e së hënës në krye të një delegacionit të lartë arriti për një vizitë në Teheran. Gjatë qëndrimit në Iran ai u takua me Hasan Ruhani president i Iranit ku kërkoi zgjerimin e marrëdhënieve tregtare dhe zbatimin e akordeve të mëparshme mes dy vendeve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 23, 2019 04:26 Europe/Tirane
  • Vizita e kryeministrit irakian në Teheran

Adel Abdul’mehdi, kryeministër i Irakut pasditen e së hënës në krye të një delegacionit të lartë arriti për një vizitë në Teheran. Gjatë qëndrimit në Iran ai u takua me Hasan Ruhani president i Iranit ku kërkoi zgjerimin e marrëdhënieve tregtare dhe zbatimin e akordeve të mëparshme mes dy vendeve.

Një prej temave kyçe të bisedimeve mes funksionarëve të Iranit dhe Irakut është çështja e sigurisë dhe e stabilitetit në rajon. Në kushtet aktuale ku ndodhet rajoni, kjo temë ka rëndësi të veçantë. Ekspertët politikë dhe diplomatikë në Bagdad kanë analizuar çështjet që do të trajtohen nga kryeministri irakian Adel Abdul’mehdi i cili është i mendimit që rajoni të largohet dhe distancohet nga lufta dhe tensionet. Abdul’husein Lahenin, këshilltar i kryeministrit Abdul’mehdi në kuadër të kësaj vizite në një intervistë për agjencinë Al Jazeera ka thënë se kryeministri i Irakut personalisht do të ndjekë dhe analizojë çështjen e uljes së tensioneve në rajon. Qeveria e Irakut me këtë qëndrim të saj me gjithë presionet e Amerikës kundër Iranit është shprehur kundër sanksioneve të vendosura nga Uashingtonit kundër Teheranit. Kryeministri irakian në takim me presidentin e Republikës Islamike të Iranit përmendi disa komplote për shtimin e tensioneve në rajon dhe tha: Iraku kurrë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pjesë e sanksioneve kundër Iranit. Amerika përgjatë vitit të kaluar dhe menjëherë pas tërheqjes së saj nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me Iranin, ka ndërmarrë politikën e presioneve maksimale kundër Republikës Islamike të Iranit por deri tani ajo nuk ka mundur të realizojë asnjë prej qëllimeve dhe objektivave të saj. Është fakt se Amerika ka bërë gabime të mëdha dhe ajo duhet të kthehet në kushtet përpara vendosjes së sanksioneve. Ashtu siç ka theksuar edhe presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takim me kryeministrin e Irakut, “ Irani nuk dëshiron shtimin e tensioneve as në rajon dhe as me vendet e tjera dhe ai kurrë nuk do të jetë iniciator i luftës dhe i konfliktit. Parimi kryesor i Iranit përgjatë historisë ka qenë ruajtja e sigurisë dhe e lirisë së lëvizjes së anijeve në Gjirin Persik, ngushticën e Hormuzit dhe detin e Omanit. Duhet thënë së Irani dhe Iraku janë dy vende fqinje për të cilët stabiliteti dhe siguria e rajonit ka rëndësi tepër të madhe. Mirëpo shtrohet pyetja se kush është ai që kërkon destabilizimin e rajonit? Amerika ka komplotuar kundër Iranit dhe ekzistojnë fakte që dëshmojnë se edhe BE është përgjegjës për krijimin e situatës aktuale. Republika Islamike e Iranit nga ana e saj gjithmonë ka kërkuar zgjerimin e paqes dhe të sigurisë në rajon dhe në këtë kuadër thekson bashkëpunimin me vendet e rajonit. Irani ashtu si në periudhën e luftës kundër grupeve terroriste ka bërë përpjekje në Irak dhe në Siri për vendosjen e sigurisë në gjirin Persik dhe në Ngushticën e Hormuzit vazhdon përpjekjet e saj dhe në këtë çështje ka përgjegjësi historike. Sa i përket kësaj, Irani dhe Iraku si dy vende fqinje dhe mike mund të kenë një bashkëpunim të gjerë në forcimin e stabilitetit dhe sigurisë.