Zarif viziton Bolivinë
Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit në fazën e fundit të turneut të tij në Amerikën Latine, ka arritur në shtetin e Bolivisë.
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e martë ka arritur në Bolivi për t’u takuar dhe biseduar me autoritetet e këtij vendi dhe në aeroportin e qytetit Santa Cruz u mirëprit nga Carmen Amendras, zv/ministri i punëve të jashtme të Bolivisë.
Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjatë kësaj vizite do të takohet dhe zhvillojë bisedime me Evo Morales, presidentin e Bolivisë, Diego Pary, ministrin e punëve të jashtme dhe me funksionarë të tjerë të këtij vendi.
Shqyrtimi i çështjeve përkatëse me marrëdhëniet bilaterale mes Republikës Islamike të Iranit dhe shtetit të Bolivisë, si dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, pritet të jenë temat më të rëndësishme gjatë takimeve të ministrit të jashtëm iranian me funksionarët e Bolivisë.