Takimi i ministrave të jashtëm të Iranit dhe Bolivisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89740-takimi_i_ministrave_të_jashtëm_të_iranit_dhe_bolivisë
Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dje u takua në Bolivi me Diego Pary ministër i jashtëm i këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 24, 2019 04:32 Europe/Tirane
  • Takimi i ministrave të jashtëm të Iranit dhe Bolivisë

Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dje u takua në Bolivi me Diego Pary ministër i jashtëm i këtij vendi.

Zarif dhe Pary në këtë takim diskutuan për çështjet ekonomike, tregtare, bankare, bujqësisë, shëndetit dhe higjienës, thuhet në një njoftim të agjencisë IRNA të lajmeve. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit përpara kësaj pati një takim me Evo Morales presidentin e Bolivisë. Gjatë qëndrimit në Bolivi shefi i diplomacisë iraniane pritet mbajë një takim me studentët e universitetit Gabriel Rena Monero. Ditën e martë në destinacionin e fundit të turneut të tij në Amerikën Latinë, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif ka shkuar në Bolivi. Në aeroportin e qytetit Santa Cruz ai u mirëprit nga Carmen Amendras, zv/ministri i punëve të jashtme të Bolivisë.