Shefi i Gardës Revolucionare: Rrëzimi i dronit iranian, gënjeshtër e madhe
Komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik ka hedhur poshtë si një "gënjeshtër të madhe" pretendimet e zyrtarëve amerikanë se forcat amerikane mund të kenë rrëzuar më shumë se një dron iranian mbi Gjirin Persik, duke theksuar se Republika Islamike nuk ka humbur asnjë dron pa pilot.
"Unë, me këtë rast, zyrtarisht njoftoj se nuk është rrëzuar asnjë dron që i përket Republikës Islamike të Iranit", tha të mërkurën pasdite gjeneral-major Husein Selami në qytetin perëndimor iranian, Khorramabad. Ai tha se një avion iranian ishte në një mision zbulimi mbi ujërat e Gjirit Persik për tre orë e 40 minuta, duke nënvizuar se droni dërgoi imazhe dhe video të anijeve rajonale dhe jashtërajonale, disa prej të cilave u transmetuan për të ndriçuar opinionin publik iranian dhe botëror. Gjeneral-major Selami pastaj sfidoi SHBA për të ofruar prova bindëse për pretendimin e tyre se kanë rrëzuar një dron të Iranit, duke thënë, "Sot, bota nuk beson pretendimet e pabazuara". "Armiqtë duhet të paraqesin pjesët e dronëve të Iranit dhe të vërtetojnë pretendimet e tyre. Përndryshe, askush nuk do t'i besojë pohimet e tyre të rreme, "tha komandanti i lartë i Gardës Revolucionare. "E them pa dyshim: Kjo është një gënjeshtër e madhe dhe e kemi provuar se pretendimet e Uashingtonit janë të rreme. Armiqtë duhet të japin dëshmi për pretendimet e tyre, sepse ne kemi vërtetuar atë që kemi bërë tashmë. Ata (armiqtë) duhet të bëjnë të njëjtën gjë", shtoi Komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik.