Gjeneral Safavi: Irani islamik është një fuqi e pathyeshme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89771-gjeneral_safavi_irani_islamik_është_një_fuqi_e_pathyeshme
Asistenti dhe këshilltari i komandantit suprem të të gjitha forcave të armatosura të Iranit deklaroi se fuqia e Iranit po shtohet për çdo ditë e më tepër ndërsa fuqia e amerikanëve dhe sionistëve po humbet për çdo ditë e më tepër.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 25, 2019 11:09 Europe/Tirane
  • Gjeneral Safavi: Irani islamik është një fuqi e pathyeshme

Asistenti dhe këshilltari i komandantit suprem të të gjitha forcave të armatosura të Iranit deklaroi se fuqia e Iranit po shtohet për çdo ditë e më tepër ndërsa fuqia e amerikanëve dhe sionistëve po humbet për çdo ditë e më tepër.

Gjeneral Sejed Jahja Rahim Safavi ditën e enjte në një ceremoni përkujtimore për operacionin “Mersad” që ka ndodhur më 27 korrik të vitit 1988, vlerësoi se Irani është një fuqi e pathyeshme dhe tha: “Diskursi i Revolucionit Islamik është duke rritur fuqinë e vet që nga Oqeani i Qetë e deri në Detin Mesdhe ndërsa amerikanët janë të detyruar që të largohen nga ky rajon”.

Gjeneral Sejed Jahja Rahim Safavi tha se Amerika qëndron në prapaskenën e sulmeve të pasuksesshme të grupit terrorist MEK në perëndim të Iranit dhe shtoi: “Amerikanët për shkak të disfatave të njëpasnjëshme në fillim të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit dhe gjatë luftës tetë vjeçare kundër Irakut në kuadër të përpjekjeve për rrëzimin e sistemit të Republikës Islamike të Iranit, komplotin e operacioneve “Mirsad” janë munduar ta zbatojnë me dorën e grupit terrorist MEK (Muxhahedine Khalk)”.

Gjeneral Safavi tha se gjatë operacioneve “Mersad” janë vrarë 80% të forcave të grupit terrorist MEK dhe pjesa tjetër është arratisur. Këto operacione për iranianët ishin krenari ndërsa për amerikanët dhe grupin terrorist MEK ishin disfata më e madhe.