Ruhani dërgon mesazh ngushëllimi për vdekjen e presidentit të Tunizisë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit i ka dërguar një mesazh qeverisë së Tunizisë dhe ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e presidentit të këtij vendi.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e premte në këtë mesazh dërguar për Muhamed Al-Naseri, presidentin e përkohshëm të Tunizisë, ka shprehur ngushëllimet e tij për qeverinë dhe popullin tunizian me rastin e vdekjes së Al-Baxhi Kaid Al-Sebsi, presidentin e Tunizisë.
Al-Baxhi Kaid Al-Sebsi, presidenti i Tunizisë, ka vdekur ditën e enjte në moshën 93 vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Al-Sebsi që nga viti 1990, ka drejtuar poste të larta shtetërore në Tunizi si kryetar parlamenti, kryeministër dhe që nga viti 2014 ka drejtuar postin e presidentit të këtij vendi.