Kthimi i anijeve iraniane pas dy muaj bllokim në Brazil
Dy anije iraniane pasi janë bllokuar për dy muaj në Brazil, kanë nisur udhëtimin e tyre për në Iran.
Anijet iraniane Tarme dhe Bavand prej dy muajsh janë bllokuar në brigjet e Brazilit për shkak se pala tjetër refuzonte t’i furnizonte me karburant. Mirëpo me urdhër të gjykatës, furnizimi i tyre u krye. Një gjykatës i Gjykatës Supreme të Brazilit urdhëroi kompaninë e naftës Petrobras të furnizonte me karburant dy tragete iraniane të ndaluara pranë brigjeve të Brazilit. Gjyqtari i Gjykatës Supreme të Brazilit lëshoi urdhrin në kohën kur ambasadori iranian në Brazil në një intervistë për rrjetin e lajmeve Bloomberg njoftoi se nëse çështja e furnizimit me karburant të dy anijeve iraniane nuk zgjidhet, Irani mund të pezullojë importin e mallrave nga Brazili. Petrobras ka refuzuar të sigurojë karburant për dy tragetet iraniane që u ndalën në brigjet e Brazilit më parë këtë muaj, me pretekstin e sanksioneve të SHBA. Pas tërheqjes së Presidentit Donald Trump nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018, ai ka vendosur një sërë sanksionesh të paligjshme kundër Iranit. Qeveria e Donald Trump ka kërcënuar me sanksione gjithashtu vende të ndryshme nëse ata bashkëpunojnë me Iranin, gjë që është një shenjë e unilateralizmit dhe ndërhyrjeve në sistemin ndërkombëtar.