Eragçi niset për në Austri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89839-eragçi_niset_për_në_austri
Abas Eragçi, Zëvendësi Politik i Ministrit të Jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, të shtunën në mbrëmje, është nisur për në Austri për të marrë pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Komisionit të Përbashkët të Vienës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 28, 2019 04:30 Europe/Tirane
  • Eragçi niset për në Austri

Abas Eragçi, Zëvendësi Politik i Ministrit të Jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, të shtunën në mbrëmje, është nisur për në Austri për të marrë pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Komisionit të Përbashkët të Vienës.

Sipas agjencisë Parstoday , takimi i Komisionit do të mbahet në Vienë të dielën më 28 korrik, me kërkesë të Francës, Britanisë, Gjermanisë dhe Iranit. Abas Eragçi, Zëvendësi Politik i Ministrit të Jashtëm të Republikës Islamike të Iranit do të kryesojë delegacionin iranian. Takimi do të shqyrtojë çështjet që lidhen me zbatimin e marrëveshjes bërthamore dhe të gjitha dimensionet e saj. Republika Islamike e Iranit, më 8 maj 2019, një vit pas tërheqjes së njëanshme të Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore dhe pas vërtetimit të joefektivitetit të propozimeve evropiane për të kompensuar pasojat ekonomike të tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore, deklaroi uljen e një pjese të detyrimeve të saj sipas paragrafëve 26 dhe 36 të kësaj marrëveshjeje. Niveli i pasurimit prej 3.67 për qind dhe sasia e uraniumit të pasuruar të parashikuar në të kaluarën ishin ndër këto zotime të pezulluara. Irani, duke theksuar uljen e vazhdueshme të angazhimit të tij, ka deklaruar se këto hapa do të ndërpriten nëse partnerët ndërmarrin hapa për të përmbushur detyrimet e tyre. Gjermania, Britania dhe Franca kanë premtuar të garantojnë këtë marrëveshje duke siguruar interesat e Iranit pas tërheqjes së SHBA më 8 maj 2018 nga marrëveshja bërthamore. Këto vende, pavarësisht nga qëndrimet e tyre verbale dhe politike, ende nuk kanë arritur të ndërmarrin hapa praktikë për ta përmbushur detyrimet e tyre në këtë marrëveshje.