Deklarata përfundimtare e takimit të Vienës
Deklarata e takimit të Vienës të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore është bazuar në shtimin e përpjekjeve për ruajtjen e kësaj marrëveshjeje.
Helga Schmidt zv/shefja e BE e cila ka kryesuar këtë takim doli me një deklaratë ku theksoi domosdoshmërinë e shtimit të përpjekjeve për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore. Në deklaratën e lëshuar pas përfundimit të takimit thuhet: Qëllimi i këtij takimi ishte analizimi dhe shqyrtimi i zhvillimeve më të fundit që lidhen me zbatimin e zotimeve të palëve si heqja e sanksioneve dhe zbatimi i premtimeve bërthamore. Duke pasur parasysh tensionet e fundit, ruajtja e marrëveshja bërthamore që vazhdon të jetë garantuese e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, është e domosdoshme. Helga Schmidt, zhvillimet e fundit në marrëveshjen bërthamore i ka quajtur shqetësuese dhe tha: Megjithatë palët nënshkruese të marrëveshjes bërthamore po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ulur pasojat e daljes së njëanshme të Amerikës dhe kthimit të sanksioneve kundër Iranit. Në dekalratën përfundimtare të takimit të Vienës është theksuar vënia në funksion e mekanizmit tregtar të Iranit dhe Evropës të njohur me emrin INSTEX. Ko deklaratë thotë se mekanizimi në fjalë është i hapur për të gjithë vendet anëtare të BE dhe disa prej këtyre vendeve janë duke u kthyer në aksionarë të këtij sistemi. Pjesëmarrësit në këtë gjithashtu procesin e rindërtimit të reaktorit të Arakut dhe ndërtimin e qendrës izotope në Fordo e kanë cilësuar të mirë dhe theksuan se pajisjet e nevojshme për këto projekte duhen garantuar. Deklarata thekson se vendet pjesëmarrëse duhet të punojnë për eksportin e ujit të rëndë dhe uraniumit të pasuruar në nivel të ulët nga Irani dhe të gjejnë zgjidhjet e duhura në këtë fushë, si dhe duhet të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me Iranin. Në përfundim të kësaj deklarate theksohet edhe një herë se ANEA është i vetmi organ kompetent i pavarur që ka të drejtë të inspektojë veprimet e Iranit në kudër të marrëveshjes bërthamore. Gjithashtu është kërkuar që takimi i ardhshëm të organizohet në nivel ministrash të jashtëm.