Irani: INSTEX hyrje në zbatimin e zotimeve të Evropës
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit pret veprime konkrete nga ana e evropianëve për zbatimin e marrëveshjes bërthamore.
Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ditën e hënë në konferencën për shtyp, deklaroi se Irani nuk munde të llogarisë në zotimet gojore dhe në deklarata politike të Evropës dhe shtoi: "Përpjekjet diplomatike për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore po vazhdojnë, mirëpo nëse evropianët nuk zbatojnë zotimet e tyre në kuadër të kësaj marrëveshje, Irani do të marrë edhe hapin e tretë në mënyrë më të fuqishme".
Musavi në vazhdim veprimin e gjykatës braziliane për furnizimin e anijeve iraniane me karburante e quajti si një veprim me përgjegjësi dhe tha: "Edhe shtetet e tjera duhet të mësojnë nga ky veprime dhe të qëndrojnë përball politikës arrogante dhe të paligjshme të Amerikë".
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit gjithashtu vuri në dukje edhe ndryshimin e qasjes së Emirateve të Bashkuara Arabe në agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe deklaroi: "Reduktimi i trupave ushtarake të EBA në Jemen konsiderohet një hap pozitiv dhe mund të rezultojë me forcimin e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit dhe uljen e tensioneve rajone në krizat e tilla si në konfliktin e Jemenit".
Musavi në lidhje me deklaratat e autoriteteve të Arabisë Saudite për dialog me Iranin, gjithashtu tha: "Irani vazhdimisht ka kërkuar zgjidhjen e problemeve dhe mosmarrëveshjeve mes vendeve islame pa kurrfarë parakushti, prandaj mirëpret çfarëdo lloj iniciative që rezulton me afrimin e marrëdhënieve mes vendeve islamike".
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit theksoi: "Interesat e vendeve islamike kërkojnë që këto vende të lënë anash mosmarrëveshjet, për arsye se ky veprim bëhet shkak që regjimi sionist i paligjshëm të keqshfrytëzojë situatën në interes të tij".
Musavi në lidhje me gjendjen e Shejkh Zakzaki, liderit të lëvizjes islamike të Nigerisë, deklaroi: "Shejkh Zakzaki është një personalitet i dalluar dhe gëzon një pozitë të veçantë mes myslimanëve dhe Iranit bënë të gjitha përpjekjet e tij për lirimin e tij".
Musavi në vazhdim reagojë edhe ndaj kërkesës së Mike Pompeo, sekretarit amerikan të shtetit, në lidhje me vizitën në Iran dhe bisedimet me mediat iraniane dhe tha: "Kjo kërkesë është një veprim sulmues ndaj intervistave të ministrit të punëve të jashtme të Iranit me mediat amerikane dhe bëhet kryesisht në kuadër të luftës psikologjike".