Zarif: Nuk do të bëjmë kompromis me askënd për integritetin territorial
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89885-zarif_nuk_do_të_bëjmë_kompromis_me_askënd_për_integritetin_territorial
Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif theksoi se Ministria e Jashtme nuk do të bëjë kompromis me askënd mbi integritetin territorial të vendit, përfshirë edhe ujërat territoriale të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 29, 2019 16:34 Europe/Tirane
  • Zarif: Nuk do të bëjmë kompromis me askënd për integritetin territorial

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif theksoi se Ministria e Jashtme nuk do të bëjë kompromis me askënd mbi integritetin territorial të vendit, përfshirë edhe ujërat territoriale të Iranit.

Zarif i bëri deklaratat të hënën gjatë adresimit në një sesion të hapur të Parlamentit iranian në lidhje me regjimin ligjor të Detit Kaspik dhe pjesën e Iranit në shtratin e këtij deti dhe në burimet e tij. "Kur bëhet fjalë për integritetin territorial të Iranit, ne do të qëndrojmë të prerë me këdo dhe nuk do të negociojmë me asnjë palë për sovranitetin e Iranit.... Administrata është e angazhuar për këtë çështje dhe Parlamenti ka fjalën e fundit për të", tha diplomati më i lartë i Iranit para ligjvënësve. Ministri i jashtëm i Iranit shtoi se pas rënies së ish-Bashkimit Sovjetik, aparati diplomatik i Iranit bëri gjithçka për të mbrojtur interesat e Iranit në Detin Kaspik, duke shtuar: "Edhe pse këto negociata kanë qenë shumë të vështira, të gjitha përpjekjet tona u përqendruan në mbrojtjen e interesave të Iranit. " "Një vështrim në historinë e Iranit dëshmon se disa pjesë të Iranit janë ndarë nga vendi nën dinastitë e mëparshme monarkiste dhe vetëm nën Republikën Islamike, pavarësisht nga lufta e imponuar me Irakun dhe presionet e jashtëzakonshme, nuk është humbur as një pëllëmbë e territorit të vendit dhe ky është një nder i madh për udhëheqjen dhe popullin e Iranit ", vuri në dukje Zarif.