Zarif takohet me sekretarin për çështje ndërkombëtare të Partisë Komuniste të Kinës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89902-zarif_takohet_me_sekretarin_për_çështje_ndërkombëtare_të_partisë_komuniste_të_kinës
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit dhe sekretari për çështje ndërkombëtare të Partisë Komuniste të Kinës kanë biseduar në lidhje me politikat e njëanshme të Amerikës në shkeljen e ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 30, 2019 10:59 Europe/Tirane
  • Zarif takohet me sekretarin për çështje ndërkombëtare të Partisë Komuniste të Kinës

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit dhe sekretari për çështje ndërkombëtare të Partisë Komuniste të Kinës kanë biseduar në lidhje me politikat e njëanshme të Amerikës në shkeljen e ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare.

Zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se në takimin e sotshëm të Muhamed Xhavad Zarif me Song Tao, sekretarin për çështje ndërkombëtare të Partisë Komuniste të Kinës, që u zhvillua në Teheran, vështrimi strategjik i përbashkët i të dy vendeve në lidhje me zhvillimet ndërkombëtare si ndaj politikës së njëanshme të Amerikës në shkeljen e ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare dhe përpjekjet e këtij vendi për imponimin e hegjemonisë së vet në botë, çështjet më të rëndësishme bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare; ishin prej temave më kryesore të bisedimeve mes të dy palëve.

Sekretari për çështje ndërkombëtare i Partisë Komuniste të Kinës po qëndron për një vizitë zyrtare në Teheran me ftesë të Mohsen Rezai, sekretarit të Asamblesë për Përcaktimin e Interesave të Shtetit të Republikës Islamike të Iranit.