Zarif i përgjigjet Trump-it: ‘Irani i mposhti të gjithë agresorët!’
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89915-zarif_i_përgjigjet_trump_it_irani_i_mposhti_të_gjithë_agresorët!’
Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif i ka ofruar mësime të shpejta historie presidentit amerikan Donald Trump - i njohur për mospërfilljen e tij ndaj leximit - dhe e këshilloi atë që të kundërshtojë informacionin "e rremë" që një grup politikanësh injorantë i ofrojnë atij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 30, 2019 17:45 Europe/Tirane
  • Zarif i përgjigjet Trump-it: ‘Irani i mposhti të gjithë agresorët!’

Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif i ka ofruar mësime të shpejta historie presidentit amerikan Donald Trump - i njohur për mospërfilljen e tij ndaj leximit - dhe e këshilloi atë që të kundërshtojë informacionin "e rremë" që një grup politikanësh injorantë i ofrojnë atij.

Në postimin e tij të martën, presidenti aktual amerikan tha se Irani "kurrë nuk fitoi një luftë, por kurrë nuk humbi një negociatë!" Duke reaguar ndaj këtij postimi, Ministri i Jashtëm iranian Zarif e kujtoi Trump-in për mijëvjeçarët e historisë së Iranit dhe disa dekada të historisë së Amerikës. "Për disa mijëvjeçarë, iranianët kanë mposhtur çdo agresor, por SHBA-ja ka shpenzuar 7 trilion dollarë dhe lumenj gjaku në rajonin tonë, në dështimin e saj më të madh që nga Vietnami", shkroi Zarif.  Ai pastaj iu drejtua Trump-it drejtpërdrejt, duke i bërë thirrje që të "refuzojë historinë e rreme të Ekipit B dhe etjen e tij të përhershme për luftë.