Presidenti iranian kritikon dështimet e Evropës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89918-presidenti_iranian_kritikon_dështimet_e_evropës
Presidenti iranian Hasan Ruhani ka kritikuar dështimin e nënshkruesve evropianë në Planin e Përbashkët të Aksionit (JCPOA) për të përmbushur angazhimet e tyre në bazë të marrëveshjes shumëpalëshe bërthamore 2015.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 31, 2019 05:46 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian kritikon dështimet e Evropës

Presidenti iranian Hasan Ruhani ka kritikuar dështimin e nënshkruesve evropianë në Planin e Përbashkët të Aksionit (JCPOA) për të përmbushur angazhimet e tyre në bazë të marrëveshjes shumëpalëshe bërthamore 2015.

Duke folur në një bisedë telefonike me homologun e tij francez Emmanuel Macron, Ruhani tha se Evropa tashmë ka humbur një sërë mundësish për të respektuar angazhimet e saj dhe që të bashkëpunojë me Iranin, duke theksuar se normalizimi i tregtisë së naftës dhe transaksioneve bankare janë pritjet kryesore që Republika Islamike do të dëshironte që Evropa të bënte. Ruhani gjithashtu përshëndeti si pozitiv vizitën e fundit të të dërguarit të tij të posaçëm në Francë, Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit për çështjet Politike Abas Eragçi dhe theksoi nevojën për bisedime të vazhdueshme midis Teheranit dhe Parisit për të siguruar angazhimin e dy palëve për zbatimin e JCPOA. "Me gjithë përmbushjen e plotë të angazhimeve nga ana e Iranit , një pjesë e vogël e interesave të saj ekonomike janë garantuar. Ne nuk kemi qenë dëshmitarë të ndonjë veprimi serioz nga Evropa pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga JCPOA. Disa sipërmarrje evropiane madje ndoqën sanksionet e njëanshme të SH.B.A.-së dhe u larguan nga Irani, ”theksoi presidenti iranian. Ruhani gjithashtu i quajti sanksionet e SH.B.A.-së kundër Iranit si terrorizëm ekonomik dhe çnjerëzor, duke theksuar se është e papranueshme që kombi iranian të shohë vendosjen e tyre duke qëndruar i përkushtuar ndaj detyrimeve të JCPOA, ndërsa pala tjetër nuk tregon nivelin më të vogël të zbatimit të angazhimeve të veta. Ai vazhdoi duke thënë se politika e SHBA për të shkaktuar tensione në Lindjen e Mesme do të ketë pasoja negative në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe më gjerë. "Republika Islamike e Iranit ka qenë gjithmonë garantuesi kryesor i sigurisë dhe lirisë së lundrimit në Gjirin Persik, ngushticën e Hormuzit dhe Detin e Omanit," theksoi Ruhani. "Fatkeqësisht, Evropa ka humbur shumë mundësi gjatë vitit të kaluar për të përmbushur angazhimet e saj dhe që të bashkëpunojë me Iranin. Sa më shumë koha kalon, Irani do të vazhdojë me zvogëlimin e angazhimeve të tij në JCPOA, aq më e vështirë bëhet që të dy palët të kthehen në pikën e fillimit, "tha ai. Presidenti iranian më tej vuri në dukje se Teherani do të kthejë vendimin e vet për të zvogëluar angazhimet e tij JCPOA pasi të sigurohen interesat e tij ekonomike. Macron, nga ana e tij, e quajti vizitën e fundit të Eragçi në Francë si pozitive, duke theksuar se Parisi nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të siguruar interesat e Iranit brenda JCPOA dhe për të normalizuar marrëdhëniet ekonomike të Republikës Islamike me vendet e tjera. Presidenti francez shtoi se Evropa, pavarësisht sanksioneve amerikane, ka kërkuar të vendosë lidhje tregtare me Iranin dhe të sigurojë një linjë kredie. Macron gjithashtu përshkroi sanksionet kundër Iranit si "të njëanshme dhe të papranueshme", duke bërë thirrje për bashkëpunim të mëtejshëm dhe përpjekje për të ulur tensionet në rajon dhe për të siguruar rezultatin e dëshiruar. Tensionet kanë qenë të larta midis Teheranit dhe Uashingtonit që prej vitit të kaluar, kur Presidenti amerikan Donald Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme SHBA nga JCPOA dhe rivendosi sanksionet "më të ashpra" kundër Republikës Islamike. Palët evropiane në marrëveshjen bërthamore janë përpjekur që ta bindin Iranin të mbetet në pakt duke premtuar se do të mbrojë interesat e tij ekonomik nga sanksionet e SHBA. Në maj, një vit pas daljes së SH.B.A.-së, Teherani filloi të zvogëlojë angazhimet e tij nën JCPOA në përgjigje të tërheqjes së Uashingtonit dhe dështimit pasues të Evropës për të kompensuar mungesën e Amerikës. Behrouz Kamalvandi, zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit (AEOI), në 15 korrik tha se vendimi i Teheranit për të zvogëluar angazhimet e tij në paktin bërthamor 2015 nuk ishte bërë nga kokëfortësia, por përkundrazi ai synon t'i japë një shans diplomacisë.  Kamalvandi tha se masa kishte për qëllim të zgjojë palët e tjera të JCPOA për të respektuar detyrimet e tyre.