Amerika frikësohet nga Zarif dhe arti i tij i diskutimit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89931-amerika_frikësohet_nga_zarif_dhe_arti_i_tij_i_diskutimit
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj sanksionimit të ministrit të jashtëm iranian deklaroi se Amerika ka frikë nga logjika e Zarif dhe nga arti i tij i diskutimit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 01, 2019 03:26 Europe/Tirane
  • Amerika frikësohet nga Zarif dhe arti i tij i diskutimit

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj sanksionimit të ministrit të jashtëm iranian deklaroi se Amerika ka frikë nga logjika e Zarif dhe nga arti i tij i diskutimit.

Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj sanksioneve të vendosura ndaj Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Iranit nga ana e Departamentit Amerikan të Thesarit, në një cicërim në Twitter ka thënë: Kulmi i marrëzisë dhe idiotësisë së liderëve amerikanë është se shumë herë e kane konsideruar  të padobishëm dr. Zarif në politikën e Iranit mirëpo në formë të palogjikshme vendosin sanksione ndaj tij. Amerikanët kanë shumë frikë nga logjika e Zarif dhe nga arti i tij i diskutimit dhe i futjes në negociata. Departamenti amerikan i Thesarit sot ka futur emrin e Muhamed Xhavad Zarif, ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, në listën e personave të sanksionuar. Në deklaratën e nxjerrë nga ky departament, ministri i jashtëm Muhamed Xhavad Zarif është cilësuar zëdhënës i shtetit të Iranit në të gjithë botën. Kjo deklaratë gjithashtu akuzon ministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit se shfrytëzon rrjetet sociale për propagandë dhe për përhapjen e informacioneve të gabuara. Në deklaratën e lëshuar nga zyra kontrolluese e financave të huaja në Departamentin Amerikan të Shtetit thuhet se shkaku i sanksionimit të ministrit të jashtëm të Iranit është ndjekja e liderit suprem të revolucionit islamik në formë direkte apo indirekte. Përveç kësaj DATH ka deklaruar se ministria e jashtme e Iranit dhe diplomatët iranianë bashkëpunojnë me forcat Kods të Gardës Revolucionare. Gjithashtu një prej funksionarëve të lartë të qeverisë amerikane, pa përmendur emrin e tij, ka thënë se Amerika do të analizojë kushtet e vizitave të Zarif, rast pas rasti, mes të cilave është edhe vizita e Zarif në OKB. Ndërkohë ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, ka reaguar ndaj këtij veprimi të Amerikës dhe në një cicërim të tij ka thënë: Amerika thotë se mua më kanë sanksionuar për shkak se jam zëdhënësi kryesor i Iranit në të gjithë botën. Kaq e dhimbshme është e vërteta? Ju falënderoj që më konsideroni kaq rrezik të madh për qëllimet dhe objektivat tuaja.