Amerika sanksionon ministrin Zarif
Departamenti Amerikan i Thesarit ka futur në listën e personave të sanksionuar, emrin e ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, Departamenti Amerikan i Thesarit sot ka sanksionuar ministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif. Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit pas sanksionimit të ministrit Zarif ka pretenduar se ministria e jashtme e Iranit nuk është vetëm mjet diplomatik por është kthyer në një mjet për forcimin e politikave destabilizuese. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit është sanksionuar nga Amerika pasi është konsideruar si zëdhënësi kryesor i Iranit në Botë. Ministri i jashtëm iranian menjëherë pas sanksionimit të tij ka parashtruar pyetjen se e vërteta qenka kaq e dhimbshme dhe tha : Sanksionet e Amerikës nuk ndikojnë tek ai dhe tek familja e tij pasi ai nuk posedon asnjë kapital apo interes jashtë Iranit. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ndër të tjera tha: Jam i kënaqur që Amerika mua më konsideron rrezik të madh për programet e saj. Vendimi amerikan për të sanksionuar shefin e diplomacisë iraniane erdhi pasi ministri Zarif në vizitën e tij të fundit në Nju Jork ka kryer intervista me shumë media në Amerikë. Mike Pompeo sekretarit amerikan i shtetit, personalisht është irrituar shumë nga intervistat që Muhamed Xhavad Zarif ka dhënë për mediat amerikane.