Zarif: Pompeo tu përgjigjet mediave iraniane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89935-zarif_pompeo_tu_përgjigjet_mediave_iraniane
Sekretari amerikan i shtetit duhet tu përgjigjet pyetjeve serioze.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 01, 2019 03:27 Europe/Tirane
  • Zarif: Pompeo tu përgjigjet mediave iraniane

Sekretari amerikan i shtetit duhet tu përgjigjet pyetjeve serioze.

Kështu ka deklaruar Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit i cili duke iu drejtuar sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo ka thënë: Pompeo në vend që të japë deklarata dhe propozime boshe dhe mashtruese, mund të pranojë kërkesat e shumta të gazetarëve iranianë për intervista me autoritetet amerikane. Pompeo deri më sot ka refuzuar kërkesat për intervista sepse ai e di që duhet të përgjigjet për pyetje serioze, pikërisht ashtu sic ministri i jashtëm iranian u është përgjigjur mediave amerikane. Zarif ka thënë: Sekretari amerikan i shtetit duhet të përgjigjet dhe të shpjegojë se përse ai dhe presidenti amerikan, e quajnë kombin iranian terrorist. sekretari amerikan i shtetit dhe presidenti amerikan për të kënaqur qeveritë e varura nga Amerika, ndryshojnë emrin historik të Gjirit Persik. Ata për tu përulur përballë grupit B kanë tjetërsuar librin e shenjtë dhe kanë përdorur terrorizmin ekonomik kundër popullit iranian.