Garda Revolucionare: Sanksionimi i Zarif, veprim i paligjshëm dhe qesharak
Korpusi i Rojeve të Revolucionit Islamik të Iranit ka dënuar vendosjen e sanksioneve ndaj diplomatit më të lartë të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, si një masë "qesharake" dhe "e paligjshme", e cila është në përputhje me politikën e Shteteve të Bashkuara për të rritur presionin maksimal mbi Republikën Islamike.
Në deklaratën e Gardës Revolucionare të Iranit thuhet: "Me vendosjen e sanksioneve ndaj ministrit të jashtëm të Iranit, amerikanët demonstruan edhe njëherë zemërimin e tyre për përhapjen e debatit frymëzues dhe anti-arrogancë të Revolucionit Islamik dhe zbuluan sjelljen e tyre të ulët dhe armiqësinë ndaj sistemit dhe kombit dinjitoz të Iranit." "Sanksionet e vendosura ndaj z. Zarif, tregojnë se amerikanët po shprehin mllefin dhe zemërimin e tyre për mënyrën se si Zarif shprehu të vërtetën rreth tyre duke ekspozuar natyrën e tyre destruktive." "Megjithatë, veprime të tilla që synojnë Republikën Islamike nuk e ndryshojnë faktin që Irani i ka dhënë fund epokës së qëndrimit të amerikanëve si një superfuqi dhe aventurizmit të tyre në rajon, dhe i ka çuar ata dhe lakenjtë e tyre rajonalë drejt zhgënjimit të thellë dhe turpit të padurueshëm ", thuhet në deklaratën e Gardës Revolucionare të Iranit.