Drejtuesi i namazit të xhumasë në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89961-drejtuesi_i_namazit_të_xhumasë_në_teheran
Drejtuesi i Namazit të xhumasë në Teheran, dënoi veprimin e fundit të Amerikës për sanksionimin e ministrit të jashtëm duke e cilësuar këtë veprim si një veprim foshnjor dhe qesharak dhe tha: Ky veprim tregon çorientimin strategjik të ekipit drejtues të Amerikës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 02, 2019 18:00 Europe/Tirane
  • Drejtuesi i namazit të xhumasë në Teheran

Drejtuesi i Namazit të xhumasë në Teheran, dënoi veprimin e fundit të Amerikës për sanksionimin e ministrit të jashtëm duke e cilësuar këtë veprim si një veprim foshnjor dhe qesharak dhe tha: Ky veprim tregon çorientimin strategjik të ekipit drejtues të Amerikës.

Hoxhatul’islam Muhamed Xhavad Haxh Ali Akbari, drejtues i namazit të xhumasë në Teheran, pasi theksoi se për ministrin Muhamed Xhavad Zarif dhe aparatin diplomatik të Iranit është krenari që janë sanksionuar nga Amerika, shtoi: Kjo metodë e qeverisë amerikane tregon fundosjen e diplomacisë dhe të administratës së Amerikës. Drejtuesi i namazit të xhumasë ndër të tjera tha se dialogu për rezistencën ka dhënë frytet e tij dhe shtoi: Veprimi Amerikës tregoi se diplomacia e butë nuk ka dhënë rezultat dhe mesa duket ata kënaqen me të tilla veprime. Departamenti Amerikan i Thesarit ditën e enjte ka sanksionuar ministrin e jashtëm të RII, Muhamed Xhavad Zarif. Shefi i diplomacisë iraniane duke reaguar ndaj këtij veprimi ka thënë se shkaku i sanksionimit të tij është intervista dhe diskutimi që ai ka bërë me agjencitë informative amerikane dhe ka shkruar: Mos vallë populli amerikan për të dëgjuar zërin tim ka nevojë për leje nga Departamenti Amerikan i Thesarit.