Zarif: Uashingtoni të pranojë realitetet e reja në botë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89973-zarif_uashingtoni_të_pranojë_realitetet_e_reja_në_botë
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, i ka kërkuar Amerikës të heqë dorë nga procesi i vetë izolimit dhe të pranojë realitetet e reja në botë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 03, 2019 03:11 Europe/Tirane
  • Zarif: Uashingtoni të pranojë realitetet e reja në botë

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, i ka kërkuar Amerikës të heqë dorë nga procesi i vetë izolimit dhe të pranojë realitetet e reja në botë.

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh në Twitter ka shkruar; Njëkohësisht me progresin e planit për dialog rajonal dhe për akordin për mos kryerjen e agresioneve, grupi B është duke u dobësuar. Amerika duhet të ndërpresë procesin e vetë izolimit dhe të pranojë realitetet e reja në botë. Tregtia dhe fuqia në arenën ndërkombëtare është duke ndryshuar. As terrorizmi ekonomik kundër Kinës dhe Iranit dhe as dalja nga traktati INF me Rusinë, nuk do të ndryshojnë Amerikën. Uashingtoni ka bërë të gjitha përpjekjet e tij për të goditur Iranin. Këto lëvizje tani kanë kaluar kufirin e presioneve ekonomike dhe janë duke u kthyer në vendimmarrje të paprecedentë kundër personaliteteve botërore. Shkelja e marrëveshjes bërthamore nga Donald Trump shkaktoi krijimin e një krize të panevojshme në këtë sukses diplomatik dhe në fund është krijuar ideja se Amerika është një vend me një shtet të pabesueshëm. Amerika është e predispozuar për hegjemonizëm dhe për imponime mirëpo kjo metodë jo  vetëm që nuk pranohet nga vendet e pavarura por edhe nga aleatët e brendshëm të politikave amerikane gjithashtu nuk pranohet. Një vit pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore më shumë se 50 ish funksionarë amerikanë, funksionarë të ushtrisë, kongresit dhe qendrave studimore në Amerikë, me anë të një deklarate theksuan domosdoshmërinë e rikthimit të Uashingtonit në marrëveshjen bërthamore. Dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore krijoi pyetjen se a mund t’i besohet Amerikës dhe ta llogarisësh atë në akordet ndërkombëtare apo jo. Mike Pompeo sekretari amerikani shtetit në vendimin më të fundit të tij në kuadër të shkeljeve që kryen Uashingtonit, ditën e premte ka shpallur zyrtarisht tërheqjen e Amerikës nga traktati INF. Fjala e Zarif në realitet konfirmon realitetin se të tilla veprime kanë pasoja të rënda. Kjo është në kushtet kur zhvillimet aktuale në botë po ecin në të kundërtën e kërkesës dhe dëshirës së qeverisë amerikane dhe për këtë Uashingtoni shpejt apo vonë është i detyruar të pranojë faktin se periudhës së imponimit të kërkesave me forcë i ka ardhur fundi. Agjencia informativi Politico në Amerikë në janë raport të saj lidhur me mospranimin e vendeve të tjera për t’iu bashkuar planit të Donald Trump për krijimin e një aleance detare kundër Iranit, këtë plan e ka quajtur plan vetjak i Donald Trump dhe shkruan: Aleanca e Trump për atë që ai e quan ruajtje të tankerëve të naftës, mesa duket ka vetëm një anëtar që është Amerika. Në këtë raport thuhet se anglezët këtë plan e kanë shpërfillur, francezët janë deklaruar kundër, ndërsa gjermane janë shprehur qartazi për jo. Heiko Mass ministri i jashtëm i Gjermanisë pasi theksoi domosdoshmërinë e uljes së tensioneve në rajonin e Azisë Perëndimore shtoi: Qeveria gjermane është e mendimit se politika e presioneve maksimale kundër Teheranit është e gabuar. Mirëpo nga ana e vet Uashingtoni pretendon se politikat e tij janë të drejta dhe me veprime provokuese ai kërkon krijimin e aleancave luftënxitëse në rajon. Amerika pretendon se qëllimi i kësaj politike është arritja e një akordi të ri me Iranin në të cilin të trajtohen të gjitha çështjet, mirëpo sot edhe për aleatët e Uashingtonit është bërë e qartë se propozimi i Amerikës për negociata është mashtrim. Është e qartë se Amerika që të kthehet në binarët normalë, ajo ka nevojë për diplomaci. Sjellja e Amerikës nga ana tjetër përcjell mesazhin se Uashingtoni është një palë e pabesueshme dhe se politikat e njëanshme të tij nuk mund të jenë të logjikshme për zgjidhjen e kontesteve dhe mosmarrëveshjeve. Sot është vërtetuar se kërkesat e Amerikës nuk janë gjë tjetër veçse iluzione. Pikërisht ashtu siç ka thënë ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh në Twitter: Amerika duhet të heqë dorë nga procesi i vetë izolimit dhe të pranojë realitetet e reja në botë.