Ish zv/sekretari i OKB ka kritikuar sanksionimin e Zarif
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89974-ish_zv_sekretari_i_okb_ka_kritikuar_sanksionimin_e_zarif
Zëvendësi politik i ish sekretarit të përgjithshëm të OKB ka dënuar vendimin e qeverisë amerikane për të sanksionuar ministrin e jashtëm të RII.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 03, 2019 15:07 Europe/Tirane
  • Ish zv/sekretari i OKB ka kritikuar sanksionimin e Zarif

Zëvendësi politik i ish sekretarit të përgjithshëm të OKB ka dënuar vendimin e qeverisë amerikane për të sanksionuar ministrin e jashtëm të RII.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve Gian Domenico Picco, ish zëvendësi politik i ish sekretarit të përgjithshëm të OKB ka thënë: Zarif për më shumë se çdo gjë tjetër njihet për shërbimet e tij humanitare dhe për popullin iranian. Ai i cili më herët është takuar dhe ka biseduar me ministrin Muhamed Xhavad Zarif deklaroi: Zarif ka dhënë ndihmë të madhe për të ruajtur jetën e njerëzve. kjo nuk duhet harruar dhe shërbimi i tij për të çuar përpara diplomacinë gjithashtu duhet vlerësuar. Amerika prej 1 gushtit ka futur ministrin e jashtëm të RII, Muhamed Xhavad Zarif në listën e zezë të personave të sanksionuar nga Uashingtoni. Ky veprim i Amerikës është dënuar ashpër si nga faktori vendas edhe nga faktori i jashtëm.