Irani dënon terrorizmin ekonomik të Amerikës kundër Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89978-irani_dënon_terrorizmin_ekonomik_të_amerikës_kundër_rusisë
Zëdhënësi i MPJ të Iranit ka dënuar vendosjen e sanksioneve të reja të Amerikës kundër Rusisë dhe deklaroi se terrorizmi ekonomik nuk do të sjellë asnjë rezultat për Amerikën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 03, 2019 15:07 Europe/Tirane
  • Irani dënon terrorizmin ekonomik të Amerikës kundër Rusisë

Zëdhënësi i MPJ të Iranit ka dënuar vendosjen e sanksioneve të reja të Amerikës kundër Rusisë dhe deklaroi se terrorizmi ekonomik nuk do të sjellë asnjë rezultat për Amerikën.

Abas Musavi ndër të tjera tha se mania e Amerikës për të përdorur ekstremisht terrorizmin ekonomik dhe për të ndëshkuar ilegalisht ato vende që nuk janë të të njëjtit mendim me Amerikën dhe nuk sillen si ajo, është e dështuar dhe ka humbur efikasitetin e saj. Donald Trump ditën e premte ka miratuar sanksione të reja kundër Rusisë. Amerika prej vitit 2012 vendos sanksione kundër Rusisë.