Larixhani: çdo bisedë për paqen në Afganistan duhet të jetë në Kabul
Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me Fazl Hadi Moslemyar, kryetarin e Senatit të Afganistanit, kryetari i parlamentit të Republikës Islamike të Iranit theksoi se Republika Islamike e Iranit njeh bisedimet e paqes afgane vetëm duke u fokusuar në qeverinë dhe kombin afgan.
Sipas IRNA, Ali Larixhani deklaroi se Afganistani është vend mik, fqinj dhe vëlla i Iranit, duke deklaruar: Irani gjithmonë qëndron pranë qeverisë dhe kombit afgan dhe mbështet integritetin, pavarësinë dhe sigurinë e vendit. Kryetari i Parlamentit iranian gjithashtu përmendi lëvizjet e SHBA në Afganistan, përfshirë bisedimet me grupe në këtë vend pa koordinim me qeverinë e Kabulit dhe tha: "Amerikanët nuk kërkojnë paqe në Afganistan. Kryetari i Senatit Afganistan gjithashtu vlerësoi mbështetjet e Udhëheqësit suprem të Revolucionit Islamik, qeverisë iraniane dhe kombit iranian ndaj qeverisë afgane dhe kombit afgan dhe tha: "Mbështetja e Republikës Islamike të Iranit për Afganistanin u është provuar afganëve në raste të shumta dhe qeveria afgane është miku dhe vëllai i Iranit. Kryetari i Senatit Afganistan mbërriti në Teheran të Shtunën për bisedime me zyrtarët e Republikës Islamike të Iranit.