Larixhani: çdo bisedë për paqen në Afganistan duhet të jetë në Kabul
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89997-larixhani_çdo_bisedë_për_paqen_në_afganistan_duhet_të_jetë_në_kabul
Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me Fazl Hadi Moslemyar, kryetarin e Senatit të Afganistanit, kryetari i parlamentit të Republikës Islamike të Iranit theksoi se Republika Islamike e Iranit njeh bisedimet e paqes afgane vetëm duke u fokusuar në qeverinë dhe kombin afgan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 04, 2019 03:25 Europe/Tirane
  • Larixhani: çdo bisedë për paqen në Afganistan duhet të jetë në Kabul

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me Fazl Hadi Moslemyar, kryetarin e Senatit të Afganistanit, kryetari i parlamentit të Republikës Islamike të Iranit theksoi se Republika Islamike e Iranit njeh bisedimet e paqes afgane vetëm duke u fokusuar në qeverinë dhe kombin afgan.

Sipas IRNA, Ali Larixhani deklaroi se Afganistani është vend mik, fqinj dhe vëlla i Iranit, duke deklaruar: Irani gjithmonë qëndron pranë qeverisë dhe kombit afgan dhe mbështet integritetin, pavarësinë dhe sigurinë e vendit. Kryetari i Parlamentit iranian gjithashtu përmendi lëvizjet e SHBA në Afganistan, përfshirë bisedimet me grupe në këtë vend pa koordinim me qeverinë e Kabulit dhe tha: "Amerikanët nuk kërkojnë paqe në Afganistan. Kryetari i Senatit Afganistan gjithashtu vlerësoi mbështetjet e  Udhëheqësit suprem të Revolucionit Islamik, qeverisë iraniane dhe kombit iranian ndaj qeverisë afgane dhe kombit afgan dhe tha: "Mbështetja e Republikës Islamike të Iranit për Afganistanin u është provuar afganëve në raste të shumta dhe qeveria afgane është miku dhe vëllai i Iranit. Kryetari i Senatit Afganistan mbërriti në Teheran të Shtunën për bisedime me zyrtarët e Republikës Islamike të Iranit.