Sanksionet, kostoja e "jo-së" së Zarif për Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90036-sanksionet_kostoja_e_jo_së_së_zarif_për_amerikën
Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif në një konferencë shtypi tha se gjatë udhëtimit të tij në New York muajin e kaluar, më thanë se do të sanksionohesha brenda dy javësh, nëse nuk pranoj ftesën për të takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 06, 2019 03:18 Europe/Tirane
  • Sanksionet, kostoja e

Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif në një konferencë shtypi tha se gjatë udhëtimit të tij në New York muajin e kaluar, më thanë se do të sanksionohesha brenda dy javësh, nëse nuk pranoj ftesën për të takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara".

Zarif në një intervistë për shtyp të hënën tha se amerikanët nuk besojnë në lirinë e shprehjes dhe shtoi: "Bisedimet dhe diplomacia nuk do të përfundojnë kurrë dhe unë do të vazhdoj ta bëj këtë". Në ditën e parë të këtij muaji, Departamenti i Thesarit i SHBA e vendosi emrin e Muhamed Xhavad Zarif në listën e sanksioneve. Donald Trump ka futur në befasi komunitetin ndërkombëtar duke shkelur në mënyrë të përsëritur ligjin ndërkombëtar dhe duke dalë nga disa traktate, një prej të cilave ka qenë dalja nga marrëveshja bërthamore, që kur ai hyri në Shtëpinë e Bardhë. Zarif ka krijuar sfidë për Amerikën, duke zbuluar natyrën dhe shkakun e embargos së tij në SHBA. Vërejtjet e Zarifit tregojnë të vërtetën për opinionin publik duke pasur parasysh njohjen e sjelljes së Trump për atë se ndoshta është e papritur, por sigurisht që kjo sjellje e Shteteve të Bashkuara është për keqardhje për bashkësinë ndërkombëtare. Qeveria amerikane po përpiqet të përcjellë në botë mesazhin se SHBA mund të vendosë mbizotërimin e saj mbi vendet duke u tërhequr nga traktatet dhe organizatat ndërkombëtare, duke poshtëruar dhe nënshtruar kombet dhe duke i përshkruar sheikët arabë si "lopë qumështi" dhe duke mashtruar presidentin francez Emmanuel Macron. Zarif, megjithatë, i kujton botës kundërshtitë dhe natyrën e vërtetë të Amerikës, me përgjegjësinë e aparatit diplomatik të Iranit dhe realizmit politik. Në një pjesë të fjalimeve të tij dje, Zarif theksoi se epoka e hegjemonisë, superfuqisë dhe provokimit ka mbaruar: Amerika nuk mund të krijojë një koalicion edhe në fushat ku ndaj të tjerëve ajo është superiore pasi vendet ndihen të turpëruar që të fusin emrin e tyre në një listë pranë Amerikës. Kreu i aparatit diplomatik të Iranit theksoi nevojën për të zgjeruar bashkëpunimin në Gjirin Persik dhe dialogun midis Iranit, Irakut dhe tre anëtarëve të tij, duke bërë thirrje për krijimin e një forumi dialogu rajonal dhe nënshkrimin e një traktati kundër agresivitetit. Zarif foli duke iu drejtuar Arabisë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të gjitha vendet e rajonit duke nënvizuan nevojën për një dialog.  Në intervistat e tij për mediat amerikane në Nju Jork, Zarif tregoi për militantizmin "Ekipi B", duke thënë: Ekipi B (Bolton, Ben Zayed, Ben Selman dhe Beniamin Netanjahu) synojnë të çojnë SHBA në luftë me Iranin. Ish-ambasadori amerikan në NATO Robert I. Hunter shkruan në një shënim në blogun e tij se: "Sanksionimi i një diplomati të lartë në një vend rival apo edhe një" armik "është shumë i pazakontë dhe është një shkelje themelore e të gjitha parimeve të zakonshme diplomatike."  Hunter në një pjesë tjetër shton: trekëndëshi Trump, Bolton dhe Pompeo specifikisht identifikojnë çdo hap që ndërmarrin kundër Iranit në përputhje me fushatën e tyre maksimale të presionit. Ajo që Amerika i ka bërë Zarifit është në përputhje me standardet e taktikës së Trump, të cilat synojnë të ndryshojnë fytyrën e krizës në periudha kritike. Por sanksionimi delikat nuk do të ketë asnjë përfitim për SHBA dhe të dërgojë një sinjal të keq. Ai shton gjithashtu thellësinë e përçarjes midis Uashingtonit dhe aleatëve të tij evropianë. Këshilltarët e Trump presin që diplomacia iraniane të frikësohet nga kërcënimet e SHBA, por kjo është bërë një ëndërr e paarritshme për Amerikën. Muhamed Xhavad Zarif në një postim në faqen e tij në Instagram shkroi: "Ishte një nder i madh për mua që u sanksionova për shkak të  mbrojtjes së popullit trim iranian."