Ruhani kërkon rivendosjen e lidhjeve bankare e të naftës për Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90044-ruhani_kërkon_rivendosjen_e_lidhjeve_bankare_e_të_naftës_për_iranin
Presidenti iranian Hasan Ruhani ka thënë se një rivendosje e bashkëpunimit bankar dhe të industrisë së naftës është minimumi i asaj që pret Teherani në bazë të marrëveshjes bërthamore, e cila ka është dëmtuar si rezultat i sanksioneve amerikane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 06, 2019 18:23 Europe/Tirane
  • Ruhani kërkon rivendosjen e lidhjeve bankare e të naftës për Iranin

Presidenti iranian Hasan Ruhani ka thënë se një rivendosje e bashkëpunimit bankar dhe të industrisë së naftës është minimumi i asaj që pret Teherani në bazë të marrëveshjes bërthamore, e cila ka është dëmtuar si rezultat i sanksioneve amerikane.

Duke folur të martën në telefon me homologun e tij francez Emmanuel Macron, Ruhani tha se Irani vlerëson përpjekjet në Evropë dhe gjetkë për të ringjallur marrëveshjen bërthamore. Rouhani, megjithatë, tha se Irani kishte reduktuar angazhimet e tij në bazë të marrëveshjes bërthamore për të bindur palët e tjera në marrëveshje të respektojnë detyrimet e tyre në mënyrë që Irani të mund të gëzonte përfitimet e premtuara. Ai tha se Irani ishte i hapur për propozime të reja për të gjetur një zgjidhje për situatën aktuale, duke shtuar megjithatë, se Teherani e konsideron një ndërveprim të rivendosur me botën për çështjet bankare dhe eksportet e naftës, si "më thelbësoren" e të drejtave të tij ekonomike. Presidenti iranian gjithashtu përmendi një përshkallëzim të kohëve të fundit në rajonin e Gjirit Persik, ku Shtetet e Bashkuara po kërkojnë të formojnë një koalicion ushtarak për të mbrojtur sigurinë e ngushticës së Hormuzit, duke thënë se veprim ishte një provokim i qartë në një kohë kur vende si Irani dhe Franca ishin duke bërë të pamundurën për të qetësuar situatën. Nga ana e tij, Macron përsëriti angazhimin e Francës për të qëndruar në marrëveshjen bërthamore dhe shtoi se Parisi do të përpiqet të gjejë një zgjidhje që mund të pranohet nga Irani dhe nga të gjitha palët në marrëveshje.