Shefi i Gardës Revolucionare paralajmëron armiqtë kundër çdo akti agresor
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90058-shefi_i_gardës_revolucionare_paralajmëron_armiqtë_kundër_çdo_akti_agresor
Komandanti i përgjithshëm i Korpusit të Rojeve të Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) ka paralajmëruar se çdo veprim agresor kundër territorit të Iranit do të përballet me një përgjigje të fortë, duke theksuar se siguria e kufijve është një vijë e kuqe e Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 07, 2019 17:44 Europe/Tirane
  • Shefi i Gardës Revolucionare paralajmëron armiqtë kundër çdo akti agresor

Komandanti i përgjithshëm i Korpusit të Rojeve të Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) ka paralajmëruar se çdo veprim agresor kundër territorit të Iranit do të përballet me një përgjigje të fortë, duke theksuar se siguria e kufijve është një vijë e kuqe e Iranit.

Gjeneral Major Husein Salami shprehu të mërkurën gatishmërinë e plotë të Iranit për të mbrojtur integritetin territorial dhe sigurinë e vendit, ndërsa vizitoi zonat kufitare në provincën perëndimore të Kermanshahut. "Sot, siguria e kufijve është një vijë e kuqe për Forcat e Armatosura të vendit," tha ai. "Forcat ushtarake iraniane janë të përgatitura në të gjitha rrethanat për të mbrojtur kufijtë dhe sovranitetin e vendit tonë të dashur dhe do të japin një përgjigje të fortë për çdo akt agresioni," shtoi Komandanti i përgjithshëm i Korpusit të Rojeve të Revolucionit Islamik të Iranit.