Delegacioni i Nikaraguas takohet me ministrin e jashtëm të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90128-delegacioni_i_nikaraguas_takohet_me_ministrin_e_jashtëm_të_iranit
Një delegacion i lartë ekonomik nga Nikaragua i kryesuar nga ministri i financave të këtij vendi, është takuar me Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, me të cilin diskutuan për çështje të bashkëpunimit dypalësh.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 11, 2019 04:37 Europe/Tirane
  • Delegacioni i Nikaraguas takohet me ministrin e jashtëm të Iranit

Një delegacion i lartë ekonomik nga Nikaragua i kryesuar nga ministri i financave të këtij vendi, është takuar me Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, me të cilin diskutuan për çështje të bashkëpunimit dypalësh.

Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe Ivan Acosta ministër i financave të Nikaraguas kanë analizuar përmasat e bashkëpunimit ekonomik mes Iranit dhe Nikaraguas, bashkëpunimit tregtar, bankar dhe bujqësor. Kreu i delegacionit ekonomik të Nikaraguas pasi përmendi mundësitë e shumta të zgjerimit të bashkëpunimeve dypalëshe sidomos në fushën e ekonomisë, theksoi se Nikaragua ka potenciale bashkëpunimi edhe në farmaceutikë dhe bujqësi. Më herët Acosta u takua me ministrin e ekonomisë dhe financave të Iranit, Farhad Dezhpasand me të cilin nënshkroi një memorandum bashkëpunimi në fushën e ekonomisë.