Urime për festën e Kurban Bajramit
(last modified Sun, 11 Aug 2019 19:10:35 GMT )
Gusht 11, 2019 21:10 Europe/Tirane
  • Urime për festën e Kurban Bajramit

Nesër më 10 Dhi’haxhe të vitit 1440 sipas kalendarit hënor që përkon me 12 gushtin e vitit 2019 është festa e Kurban Bajramit që është një prej festave më të mëdha të myslimanëve.

Në festën e Kurban Bajramit, haxhinjtë që kanë përfunduar pelegrinazhin në Shtëpinë e Zotit, me urdhër të Zotit dhe për kënaqësinë e tij bëjnë kurban dhe mbajnë gjallë kujtimin dhe veprën e profetit të madh hyjnor hazretit Ibrahim (as). Zoti për të testuar besimin e pastër të hazretit Ibrahim, atij i dha mision që të bënte kurban djalin e tij Ismailin (as) në rrugën e Zotit. Hazreti Ibrahim edhe pse e kishte shumë të vështirë ta kryente këtë mision, mirëpo u shpreh i vendosur për ta zbatuar urdhrin e Zotit. Sado që ai u mundua ta priste kokën e hazretit Ibrahim, thika nuk priste. Pas kësaj atij hazreti iu dërgua mesazhi ku thuhej se kishte kaluar këtë test hyjnor dhe më pas atij iu dërgua një dele me qëllim që ai në vend të djalit të bënte kurban delen. Ky testim është një mësim për sakrificën dhe për të tejkaluar tundimet e brendshme përballë urdhrave të Zotit. Radiotelevizioni shtetëror i Iranit IRIB, me këtë rast uron të gjithë besimtarët dhe liridashësit e botës për festën e Kurban Bajramit.

Tags