Kamalvandi: Niveli i uraniumit të pasuruar në gradën 4.5% është 370 kg
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90176-kamalvandi_niveli_i_uraniumit_të_pasuruar_në_gradën_4.5_është_370_kg
Zëdhënësi i AEAI, njoftoi se niveli i prodhimit të uraniumit të pasuruar në gradën 4.5% ka arritur në 370 kg.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 13, 2019 14:47 Europe/Tirane
  • Kamalvandi: Niveli i uraniumit të pasuruar në gradën 4.5% është 370 kg

Zëdhënësi i AEAI, njoftoi se niveli i prodhimit të uraniumit të pasuruar në gradën 4.5% ka arritur në 370 kg.

Behruz Kamalvandi, bëri të ditur se sasia e prodhimit të këtij uraniumit është shtuar me 60-70 kg dhe tha se për momentin niveli i uraniumit të prodhuar nga Irani arrin në 360-370 kg. I pranishëm në ceremoninë për hapjen e qendrës hulumtuese kombëtare për veçimin dhe zhvillimin e përdorimit të izotopeve të qëndrueshme, zëdhënësi i AEAI shtoi se në kohën kur Irani nisi prodhimin e uraniumit të pasuruar mbi nivelin 3.6%, ai më herët ka analizuar nevojat e veta për këtë uranium. Zëdhënësi Kamalvandi tha se për karburantin bërthamor është i nevojshëm pasurimi i uraniumit në nivelin 4.2% dhe Irani duke prodhuar uranium të pasuruar në nivelin 4.5% dhe duke e përzierë me uraniumin e prodhuar më herët në nivelin 4% arrihet uraniumi i kërkuar. Ndër të tjera ai shtoi se Irani jo vetëm ujin e rëndë por edhe produkte të tjera si oksigjen 18 i eksporton dhe tha se Irani mund të eksportojë produkte me teknologjinë Hi-tech.