Gjibraltari liron cisternën e Iranit pavarësisht presionit të SHBA
Qeveria e Gjibraltarit ka lëshuar një supertanker të Iranit, i cili u kap nga marinsat britanike në ngushticën e Gjibraltarit më 4 korrik, megjithë presionin e Shteteve të Bashkuara për vazhdimin e ndalimit të kësaj cisterne.
"Autoritetet në Gjibraltar kanë liruar supertankerin iranian Grace 1, i cili u kap në 4 korrik me dyshimin se po transportonte 2.1 milion fuçi naftë të papërpunuar në Siri duke shkelur sanksionet e BE", citoi Reuters Gjykatën e Gjibraltarit të raportonte të enjten. “Mbi këtë bazë, kryeministri Fabian Picardo ka vendosur të revokojë urdhrin e ndalimit dhe të lejojë anijen të lundrojë”, njoftoi gazeta “Kronika e Gjibraltarit”. Autoritetet e drejtësisë në Gjibraltar, thanë se asnjë kërkesë amerikane nuk ishte aktualisht para gjykatës. Më herët gjatë ditës së enjte, u raportua se Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, ka bërë një kërkesë, për të ndalur transportuesin e naftës. Irani e kishte cilësuar kapjen e cisternës Grace 1 si një akt piraterie të forcave Britanike dhe kishte kërkuar lirimin e menjëhershëm të saj.