Zarif: Pirateria, dëshmi e përbuzjes së ligjit nga Trump
Menjëherë pas raportit për lirimin e cisternës së Iranit nga Gjibraltari, Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif shkroi në Twitter duke vënë në dukje se kapja e cisternës vërtetoi përbuzjen e administratës Trump për ligjin ndërkombëtar.
"Kjo përpjekje piraterie është treguese e mospërfilljes së administratës së Trump për ligjin", tha diplomati i lartë i Iranit. Zarif shtoi se përpjekjet e SHBA-së për të parandaluar lirimin e cisternës iraniane kishin për qëllim abuzimin e "sistemit juridik për të vjedhur pronën tonë në ujërat e lira". Ai tha se kjo ishte një përpjekje e kotë pas dështimit të SHBA-së në arritjen e qëllimeve të saj anti-iraniane përmes terrorizmit ekonomik. Pas vendimit të gjykatës së Gjibraltarit, Ambasadori i Iranit në Londër, Hamid Baidinezhad tha në një postim në faqen e tij zyrtare në Twitter se vendimi nga zyrtarët e Gjibraltarit i dha fund 40 ditëve të sekuestrimit të paligjshëm të cisternës, e cila mbart naftën iraniane. "Deri në minutën e fundit, Shtetet e Bashkuara u përpoqën më kot të parandalonin lirimin e cisternës, por u përballën me një humbje poshtëruese," shtoi ambasadori i Iranit në Britani.