Lirimi i anijes Grace 1, disfatë e Anglisë dhe poshtërim i  Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90229-lirimi_i_anijes_grace_1_disfatë_e_anglisë_dhe_poshtërim_i_amerikës
Më në fund, me një diplomaci efikase të Iranit dhe vendimin e Gjykatës Supreme në Gjibraltar, bllokimi i anijes iraniane të naftës Grace-1 u pezullua dhe kjo anije u kthye në itinerarin e saj ndërkombëtar në det.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 16, 2019 09:07 Europe/Tirane
  • Lirimi i anijes Grace 1, disfatë e Anglisë dhe poshtërim i  Amerikës

Më në fund, me një diplomaci efikase të Iranit dhe vendimin e Gjykatës Supreme në Gjibraltar, bllokimi i anijes iraniane të naftës Grace-1 u pezullua dhe kjo anije u kthye në itinerarin e saj ndërkombëtar në det.

Gjykata Supreme e Gjibraltarit vendosi të enjten që anija të lirohej, pavarësisht kërkesës së qeverisë amerikane për bllokimin e mëtejshëm të cisternës iraniane dhe madje konfiskimin e saj në përfitim të Shteteve të Bashkuara. Masa e Gjykatës Supreme të Gjibraltarit regjistroi një tjetër humbje në dosjen e  Anglisë dhe në të njëjtën kohë diskreditoi qeverinë amerikane, pasi administrata Donald Trump u poshtërua praktikisht nga opinioni publik. Lirimi i anijes "Grace 1" në kushtet kur Irani nuk ka pranuar kushtet e paraqitura nga Anglia për lirimin e anijes në fjalë, tregon edhe një herë efikasitetin e diplomacisë iraniane. Përveç kësaj verdikti i gjykatës supreme të Gjibraltarit për anulimin e konfiskimit ilegal të anijes iraniane, me gjithë kërkesën e Amerikës për bllokimin e saj, tregon se Anglia edhe një herë nuk ka besim tek Amerika dhe nuk është e gatshme që me kohë të plotë të luajë në fushën e këtij vendi. ashtu siç ka thënë Donald Trump i cili ka deklaruar se Amerika e vetme nuk do të futet në konfliktet e Gjirit Persik dhe se Anglia e vetme duhet të mbrojë interesat e saj në Gjirin Persik, tregon mosbesimin që ekziston mes dy vendeve. Në të tilla kushte Anglia nuk është e gatshme të vazhdojë tensionet në Gjirin Persik pasi ky vend aktualisht po përballet me krizën e Brexit. Diplomacia e fuqishme e Iranit dhe sukseset konkrete të tij nga njëra anë dhe mosmarrëveshjet e Anglisë me BE lidhur me Brexit nga ana tjetër, e kanë detyruar Londrën që të hedhë hapa drejt lirimit të anijes Grace 1. Ashtu siç veprimi i jashtëligjshëm i marinës angleze në bllokimin e anijes iraniane nuk arriti të plotësojë kërkesat dhe objektivat e Londrës, veprimi i ligjshëm i Iranit në bllokimin e anijes angleze në ngushticën e Hormuzit i ka përcjellë mesazh Anglisë dhe Amerikës se Irani në përballje me veprimet e jashtëligjshme është serioz dhe në këto kushte ka pozitë superiore dhe nuk bën kompromise. Veprimi i jashtëligjshëm i qeverisë angleze në bllokimin e anijes iraniane është theksuar disa herë nga ministria e jashtme e Iranit. Ministri i Jashtëm iranian në një mesazh iu referua shënimit të ambasadës së Iranit në UKFCO, duke thënë se sekuestrimi i cisternës që transportonte naftën Iranit ishte 100 përqind e paligjshme.  "Shënimi i ambasadës sonë në Londër për UKFCO: Protestoi ndalimin e paligjshëm të Grace1. "Asgjë nuk e ndryshon faktin: konfiskimi dhe bllokimi ishte 100% i paligjshëm," shtoi Muhamed Xhavad Zarif. Ndërkohë, Ambasadori i Iranit në Mbretërinë e Bashkuar Hamid Baidi’nezhad në një mesazh të enjten konfirmoi lirimin e cisternës së naftës Grace 1. Ai tha se pas një vendimi nga zyrtarët e Gjibraltarit, ndalimi i paligjshëm i  cisternës së naftës që transportonte naftën e Iranit është hequr.  Gjatë 40 ditëve të kaluara, zyrtarët iranianë zhvilluan dialog të rregullt në nivelin ligjor, politik dhe teknik me palën britanike në përpjekje për të hequr konfiskimin e paligjshëm të anijes, tha Baidi’nezhad. SH.B.A. kishte luftuar për të bllokuar lirimin e cisternës, por në kundërshtim me përpjekjet e saj gjykata e Gjibraltarit nxori një vendim për lëshimin e anijes. Gjykata e Gjibraltarit vendosi të lirojë ekuipazhin e anijes, por SH.B.A. po përpiqej të bllokonte lëshimin e Grace 1. Grace 1, një supercisternë që transportonte naftë iraniane, u kap në fillim të këtij muaji nga Marina Britanike Mbretërore në brigjet e territorit Mesdhetar Britanik të Gjibraltarit me dyshimin për shkeljen e sanksioneve kundër Sirisë. Sekuestrimi i cisternës që transportonte naftë iraniane shkaktoi një reagim të fortë nga zyrtarët iranianë.