Në Iran prodhohet një super-kompjuter i ri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90271-në_iran_prodhohet_një_super_kompjuter_i_ri
Ministri iranian i teknologjisë dhe informacionit njoftoi prodhimin e një super-kompjuteri të ri në Iran.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 18, 2019 06:14 Europe/Tirane
  • Në Iran prodhohet një super-kompjuter i ri

Ministri iranian i teknologjisë dhe informacionit njoftoi prodhimin e një super-kompjuteri të ri në Iran.

Muhamed Xhavad Azari Cehrami, ministër i informacionit dhe teknologjisë në Iran në një mesazh të tij në Twitter shkroi se super-kompjuteri i ri i quajtur Simorg është shumë herë më i fuqishëm se shembulli i mëparshëm dhe ai do të jetë gati deri vitin e ardhshëm. Ministri iranian ndër të tjera shtoi se ky super-kompjuter ka për qëllim të mbështesë aktivitetet e punës dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale në shërbim të popullit. Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik m ë 7 gusht në një takim me disa të rinj të talentuar dhe që kanë marrë medalje në olimpiadat botërore, ka thënë: Sukseset përfituese dhe me vlerë në Iran mund të arrihen në kuadër të pikëpamjes revolucionare dhe në përputhje me mendimet islame dhe të rinjtë e talentuar si detyrë kryesore të tyre kanë rritjen e majave të teknologjisë dhe dijes. Irani në vitin 2018 ka mbajtur vendin e parë për nga prodhime shkencore në mesin e vendeve të Azisë Perëndimore dhe vendin e 16 në rang botëror.