Irani solidarizohet dhe shpreh ngushëllime për qeverinë dhe popullin afgan
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka shprehur ngushëllime për qeverinë dhe popullin afgan, pas sulmit terrorist ndaj dasmorëve në Kabul kryeqytetin e Afganistanit.
Abas Musavi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit pasi shprehu mbështetjen e qeverisë iraniane për qeverinë dhe popullin afgan, deklaroi se të tilla krime i kryejnë armiqtë e njerëzimit, të paqes, dhe sigurisë së Afganistanit dhe rajonit. Musavi deklaroi se Afganistani po kalon një periudhë të vështirë me shumë pengesa dhe probleme dhe shtoi; Afganistani duke pasur unitetin mes qeverisë, popullit, partive dhe fiseve dhe duke pasur durim dhe vetëbesim mund tu bëjë ballë të gjitha problemeve ekzistuese. Shpërthimi i djeshëm në Afganistan në një ceremoni dasme ka marrë jetën e 63 personave dhe plagosur 182 të tjerë. Deri tani asnjë person apo grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë sulm terrorist.