Konfirmohet largimi i anijes Adriana Darya nga Gjibraltari
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Londër ka konfirmuar se anija iraniane e naftës Adriana Darya është larguar nga ngushtica e Gjibraltarit në drejtim të ujërave ndërkombëtare.
Hamid Baidi’nezhad, në një cicërim në Twitter konfirmoi se pas 45 ditësh më në fund anija iraniane e naftës Adriana Darya është larguar nga ujërat e Gjibraltarit në drejtim të ujërave ndërkombëtare. Ambasadori iranian shtoi se vëmendja e shumë politikanëve dhe e opinionit publik të botës dhe rajonit dëshmon për rezultatet e rëndësishme politike, ndërkombëtare dhe juridike. Anija Adriana Darya më herët mbante emrin Grace 1 dhe ajo tani me flamurin iranian është liruar pasi më 4 korrik u konfiskua nga forcat angleze me pretekstin gjoja të shkeljes së sanksioneve evropiane kundër Sirisë. Gjykata e Gjibraltarit ka dhënë urdhër për lirimin e kësaj anije, me gjithë kërkesën e Amerikës për vazhdimin e afatit të bllokimit të saj.