Gjeneral haxhi’zade: Irani fuqi e parë raketore në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90297-gjeneral_haxhi’zade_irani_fuqi_e_parë_raketore_në_rajon
Komandanti i forcave ajrore dhe hapësinore të gardës revolucionare thotë se Irani Islamik sot në fushën e raketave dhe avionëve pa pilot (dronë) zë vendin e parë në rajon dhe në rang botëror njihet si superfuqi raketore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 19, 2019 03:52 Europe/Tirane
  • Gjeneral haxhi’zade: Irani fuqi e parë raketore në rajon

Komandanti i forcave ajrore dhe hapësinore të gardës revolucionare thotë se Irani Islamik sot në fushën e raketave dhe avionëve pa pilot (dronë) zë vendin e parë në rajon dhe në rang botëror njihet si superfuqi raketore.

Gjeneral Amir’ali Haxhi’zade komandant i forcave ajrore dhe hapësinore të gardës revolucionare të Iranit në ceremoninë Malek Ashtar në Teheran ka thënë: Shumë vende janë dëshmitare të fuqisë së prodhimit të raketave, radarëve dhe në rrëzimin e avionëve më të avancuar spiun të Amerikës nga ana e Iranit. Ai e cilësoi të domosdoshme rritjen e fuqisë preventuese dhe parandaluese të Iranit dhe tha: autoritet e Iranit janë të mendimit se parandalimi dhe ruajtja e fuqisë është si ruajtja e ekuilibrit me biçikletë që në rast se nuk shtyjmë pedalet, mbetemi në vend.