Irani dhe Spanja krijojnë komitet të përbashkët detar dhe portal
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90306-irani_dhe_spanja_krijojnë_komitet_të_përbashkët_detar_dhe_portal
Drejtori ekzekutiv i organizatës së porteve dhe lundrimit të Iranit njoftoi formimin e një komiteti të përbashkët detar mes Iranit dhe Spanjës për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën detare.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 19, 2019 21:32 Europe/Tirane
  • Irani dhe Spanja krijojnë komitet të përbashkët detar dhe portal

Drejtori ekzekutiv i organizatës së porteve dhe lundrimit të Iranit njoftoi formimin e një komiteti të përbashkët detar mes Iranit dhe Spanjës për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën detare.

Muhamed Rastad ditën e hënë u takua me Eduardo Lopez Busquets, ambasadorin e Spanjës në Teheran, ku theksoi se Irani është një prej anëtarëve kryesorë të organizatës botërore të lundrimit dhe shtoi se zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e lundrimit dhe të porteve çoi në krijimin e komitetit të përbashkët të Iranit dhe Spanjës që do të krijojë më shumë mundësi për bashkëpunim. Mes Iranit dhe Spanjës ka potenciale të shumta për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe sidomos në fushën detare tha në fjalën e tij z. Rastad. Nga ana e tij ambasadori i Spanjës në Teheran tha se aktualisht janë krijuar mundësitë për shfrytëzimin e potencialeve të porteve dhe detare të të dy vendeve.