Irani dhe Spanja krijojnë komitet të përbashkët detar dhe portal
Drejtori ekzekutiv i organizatës së porteve dhe lundrimit të Iranit njoftoi formimin e një komiteti të përbashkët detar mes Iranit dhe Spanjës për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën detare.
Muhamed Rastad ditën e hënë u takua me Eduardo Lopez Busquets, ambasadorin e Spanjës në Teheran, ku theksoi se Irani është një prej anëtarëve kryesorë të organizatës botërore të lundrimit dhe shtoi se zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e lundrimit dhe të porteve çoi në krijimin e komitetit të përbashkët të Iranit dhe Spanjës që do të krijojë më shumë mundësi për bashkëpunim. Mes Iranit dhe Spanjës ka potenciale të shumta për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe sidomos në fushën detare tha në fjalën e tij z. Rastad. Nga ana e tij ambasadori i Spanjës në Teheran tha se aktualisht janë krijuar mundësitë për shfrytëzimin e potencialeve të porteve dhe detare të të dy vendeve.