Musavi: Negociatat mes Iranit dhe Evropës për marrëveshjen bërthamore pa rezultat
Negociatat mes Iranit dhe Evropës lidhur me zotimet e palës evropiane në kuadër të marrëveshjes bërthamore deri tani nuk kanë arritur ndonjë rezultat.
Kështu ka deklaruar Abas Musavi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit i cili në një konferencë për shtyp lidhur me hapin e tretë të uljes së zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore ka thënë: Deri në përfundimin e afatit 60-ditor të Iranit për Evropës nuk ka mbetur shumë kohë dhe në përfundim të këtij afati Irani do të ndërmarrë hapin e tretë të uljes së zotimeve të tij. Musavi deklaroi se lirimi i anijes iraniane të naftës nga Gjibraltari nuk ka lidhje me konfiskimin e anijes angleze e cila ka shkelur dispozitat dhe normat ndërkombëtare nga ana e Iranit dhe tha se për lirimin e kësaj anije duhet pritur verdikti i organeve juridike të Iranit. Sa i përket takimit trepalësh të Iranit, Ansarullah dhe 4 vendeve evropiane në Teheran për zgjidhjen e krizës së Jemenit, zëdhënësi Musavi tha; Janë zhvilluar bisedime të mira, të qarta dhe fikasë në Teheran dhe shpresojmë se pala agresore kundër Jemenit do të bindet për rrugëzgjidhjet politike. Sa i përket krizës dhe zhvillimeve në Bahrejn, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha: Irani nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të këtij vendi por shpreson se masat e që kanë nisur do të kenë mbështetjen e qeverisë së Bahrejnit. Zëdhënësi i diplomacisë iraniane përmendi edhe procesin e bisedimeve të paqes në Afganistan dhe tha: Irani gjithmonë mbështet vendosjen e paqes dhe stabiliteti në rajon dhe është i mendimit se të gjitha negociatat dhe bisedimet duhet të kryhen me praninë e qeverisë qendrore dhe të ligjshme të Afganistanit. Sa i përket lajmit të agjencisë Reuters mbi shkëmbimin e mesazheve mes Iranit dhe Amerikës për çështjen e Afganistanit, Musavi deklaroi: Irani nuk ka ndërmend të bisedojë me Amerikën lidhur me Afganistanin. Vendet e treta dhe jashtë rajonit nuk janë të interesuar për qetësinë dhe stabilitetin në rajon, shtoi zëdhënësi Musavi.