Zarif: Të premten në Paris takohem me Macron
Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit të hënën në Stokholm njoftoi vizitën e tij në Paris dhe takimin me presidentin francez.
Muhamed Xhavad Zarif i ka quajtur sanksionet e SHBA kundër tij joefektive dhe ka njoftuar se të premten në Paris do të takohet me presidentin Emmanuel Macron dhe ministrin e jashtëm Jean-Yves Le Drian. Departamenti i Thesarit të SHBA të mërkurën, më 31 Korrik, renditi Ministrin e Jashtëm iranian në listën e tij të sanksioneve. Ministri i Jashtëm iranian gjithashtu iu referua Kanalit Evropian të Tregtisë Speciale me Iranin, "INSTEX”, të cilin e cilësoi një mekanizëm të mirë nëse vihet në funksion. Evropa u zotua të krijojë një mekanizëm të veçantë financiar për të anashkaluar sanksionet amerikane kundër Iranit pas negociatave me Iranin të mbajtura pas tërheqjes së paligjshme të SHBA nga marrëveshja bërthamore dhe rikthimit të sanksioneve të saj bërthamore kundër Teheranit. Evropa më në fund më 31 qershor 2019 , pas disa muajsh njoftoi hapjen e kanalit financiar. Ndërkohë, ministri i jashtëm iranian do të niset për në Norvegji dhe më pas për në Suedi, pas vizitës që ai pati në Finlandë.