Ministri I jashtëm iranian arrin në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90384-ministri_i_jashtëm_iranian_arrin_në_francë
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka shkuar në Francë për tu takuar me funksionarët e këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 23, 2019 06:12 Europe/Tirane
  • Ministri I jashtëm iranian arrin në Francë

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka shkuar në Francë për tu takuar me funksionarët e këtij vendi.

Sipas një njoftimi të agjencisë irna të lajmeve, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Muhamed Xhavad Zarif gjatë qëndrimit të tij në Francë do të takohet me Emanuel Makron president dhe me Jean Yves Le Drian ministër i jashtëm i Francës. Më herët presidenti i Francës kishte deklaruar se gjatë takimit me autoritetet irakiane do tu propozojë atyre uljen e tensioneve përpara takimit të grupit G7 në Francë. ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e enjte ka thënë se Irani do të shqyrtojë propozimin e Francës për rishikimin  marrëveshjes bërthamore mirëpo Teherani nuk pranon ndërhyrjet e Amerikës në rajonin e Gjirit Persik. Më herët ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka vizituar Finlandën, Suedinë dhe Norvegjinë. Shefi i diplomacisë iraniane gjatë qëndrimit në Norvegji u takua me Erna Solberg kryeministre dhe me Ine Eriksen ministre e jashtme. Ai gjithashtu u takua meAanika Katklid kryetare e komisionit për marrëdhëniet me jashtë dhe mbrojtjen në parlamentin e Norvegjisë. Gjatë këtyre vizitave ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka shqyrtuar dhe analizuar marrëdhëniet dypalëshe dhe ka shpjeguar qëndrimet e Iranit për çështjet e rajonit dhe për marrëveshjen bërthamore.