Zarif takohet me homologun e tij francez
Gusht 23, 2019 15:40 Europe/Tirane
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif dhe homologu i tij francez Jean-Yves Le Drian shqyrtuan zhvillimet më të fundit në marrëdhëniet bilaterale, çështjet rajonale dhe marrëveshjen bërthamore të Iranit.
Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, domosdoshmëria e përmbushjes së detyrimeve të palëve të tjera në marrëveshjen bërthamore, zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, dhe veçanërisht vazhdimi i nismës franceze për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore pas largimit të njëanshëm të SHBA, ishin tema të rëndësishme të këtij takimi.
Tags