Zarif pritet nga Macron
Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit e quajti produktiv takimin e tij me Presidentin francez dhe tha: "Ky takim pason bisedat telefonike të Presidentëve të të dy vendeve gjatë javëve të fundit".
Ministri i Jashtëm iranian tha se Irani e konsideron marrëveshjen bërthamore si të panegociueshme dhe shtoi: "Marrëveshja bërthamore nuk është një marrëveshje e njëanshme, prandaj edhe palët e tjera nënshkruese të saj duhet të zbatojnë angazhimet e tyre në kuadër të kësaj marrëveshjeje". Ministri i Jashtëm i Iranit pas takimit me Presidentin Francez Emmanuel Macron, duke folur para gazetarëve në Paris theksoi: Në këtë takim, të dy palët dhanë sugjerime se si të zbatohet marrëveshja bërthamore dhe për hapat që duhet të ndërmerren nga të gjitha palët për realizimin e këtij qëllimi. Bashkimi Evropian duhet t'u përmbahet angazhimeve të tij në marrëveshjen bërthamore si dhe premtimeve që ka bërë që kur Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga kjo marrëveshje ndërkombëtare". Para vizitës në Paris, Zarif udhëtoi më parë në Helsinki, Stokholm dhe Oslo dhe pati bisedime me zyrtarë të lartë finlandez, suedez dhe norvegjez. Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit do të zhvillojë vizita edhe në Pekin dhe Tokio. Presidenti francez Emmanuel Macron kohët e fundit ka shtuar kontaktet diplomatike me Teheranin, në përpjekje për të ndalur luftën ekonomike të SHBA-së kundër Iranit dhe për të reduktuar tensionet në rajon.