Kupa e Azisë: Sportistët iranianë marrin 6 medalje
Gusht 24, 2019 03:30 Europe/Tirane
Ekipi iranian i sportit të arteve marciale në stilin Kung-fu, në kampionatin për kupën e Azisë ka marrë 1 medalje ari, 1 argjendi dhe 4 bronzi.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, Gurani Ibrahimi ka marrë medalje ari, Mehrasa Abdulahi ka marrë medalje argjendi dhe Aida Hejdari, Jasaman Bager’zade, Ali Zafari dhe Sejed Mehdi Razavi kanë marrë medalje bronzi. Kampionati për kupën e Azisë po zhvillohet në Brunei me pjesëmarrjen e 400 sportistëve nga 20 vende të botës. Ekipi iranian është i përbërë nga sportistë femra dhe meshkuj.
Tags