Teherani: Testi raketor amerikan nxit garën globale të armëve, kërcënon paqen
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90415-teherani_testi_raketor_amerikan_nxit_garën_globale_të_armëve_kërcënon_paqen
Irani thekson se Shtetet e Bashkuara po nxisin një garë të re të armëve dhe po kërcënojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare duke testuar një raketë cruise të ndaluar në bazë të një traktati të nënshkruar gjatë Luftës së Ftohtë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 24, 2019 14:52 Europe/Tirane
  • Teherani: Testi raketor amerikan nxit garën globale të armëve, kërcënon paqen

Irani thekson se Shtetet e Bashkuara po nxisin një garë të re të armëve dhe po kërcënojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare duke testuar një raketë cruise të ndaluar në bazë të një traktati të nënshkruar gjatë Luftës së Ftohtë.

"Lëvizja amerikane ka të ngjarë të shkaktojë një garë të re armësh në të gjithë botën, e cila, përveç intensifikimit të destabilitetit dhe kërcënimit të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, do të imponojë kosto të mëdha ekonomike për vendet e tjera dhe do të zvogëlojë mirëqenien ekonomike të njerëzve në botë", tha të shtunën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Abas Musavi. Ai dënoi këmbënguljen e SHBA për të ndjekur politika të njëanshme, tërheqjen nga traktatet ndërkombëtare dhe minimin e ligjit, rregulloreve dhe normave ndërkombëtare. Zëdhënësi iranian i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të tregojë një reagim të duhur ndaj veprimeve destabilizuese të SHBA-së dhe tërheqjes së saj nga traktatet ndërkombëtare, e cila vlerësohet si një hap prapa në marrëdhëniet ndërkombëtare. Departamenti i Mbrojtjes i SH.B.A.-së njoftoi të hënën se kishte testuar një lloj rakete tokësore cruise me një rreze veprimi më shumë se 500 kilometra.