Irani do të testojë raketa më të fuqishme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90418-irani_do_të_testojë_raketa_më_të_fuqishme
Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik tha se Irani do të vazhdojë të testojë raketat e tij gjithnjë e më të fuqishme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 24, 2019 14:58 Europe/Tirane
  • Irani do të testojë raketa më të fuqishme

Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik tha se Irani do të vazhdojë të testojë raketat e tij gjithnjë e më të fuqishme.

"Vendi ynë është ende duke testuar sisteme të ndryshme mbrojtëse dhe sisteme strategjike, dhe këto janë lëvizje të vazhdueshme dhe të domosdoshme për zhvillimin e fuqisë tonë parandaluese," tha të shtunën Gjeneral Major Husein Salami. "Dhe dje ishte një nga ditët më të suksesshme për vendin tonë," shtoi ai pa dhënë detaje të mëtejshme mbi testimin e raketës. "Siguria në Gjirin Persik është në duart e fuqishme të Republikës Islamike të Iranit dhe armiqtë tanë nuk mund ta trembin Iranin në asnjë mënyrë", deklaroi komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik duke shtuar: "Siguria është rivendosur në Gjirin Persik nga forcat e armatosura iraniane dhe është Republika Islamike e Iranit që kontrollon sigurinë e këtij rajoni". Deklaratat e gjeneral Husein Salamit erdhën një ditë pasi zëvendësministri i mbrojtjes i Iranit, gjeneral brigade Kasem Takizadeh, deklaroi se Irani "posedon raketa shumë të sakta që ne nuk i kemi publikuar".