Irani kampion i kupës botërore të tekuandosë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90421-irani_kampion_i_kupës_botërore_të_tekuandosë
Sportistët iranianë të tekuandosë kanë arritur të fitojnë kampionatin botëror të këtij sporti.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 25, 2019 05:37 Europe/Tirane
  • Irani kampion i kupës botërore të tekuandosë

Sportistët iranianë të tekuandosë kanë arritur të fitojnë kampionatin botëror të këtij sporti.

Ekipi i universitetit privat islamik të Iranit i cili ka marrë pjesë në kampionatin botëror të tekuandosë për vitin 2019, kampionat që u mbajt në qytetin Wuxi të Kinës, është shpallur kampion bote. Në garën për titullin ekipi iranian u ndesh me ekipet nga Kazakistani, Kina dhe Koreja e Jugut. Në këtë kampionat Kina dhe Rusia me pikë të barabarta kanë zënë vendin e tretë ndërsa Koreja e Jugut zuri vendin e dytë. Në kampionat morën pjesë 97 sportistë nga 10 vende të botës.