Vizita e papritur e Zarif në Francë, vazhdojnë diskutimet në Biarritz
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90439-vizita_e_papritur_e_zarif_në_francë_vazhdojnë_diskutimet_në_biarritz
Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e dielë zhvilloi një vizitë të parapritur në Francë me ftesë të Jean Yves Le Drian homologu i tij francez.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 26, 2019 04:33 Europe/Tirane
  • Vizita e papritur e Zarif në Francë, vazhdojnë diskutimet në Biarritz

Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e dielë zhvilloi një vizitë të parapritur në Francë me ftesë të Jean Yves Le Drian homologu i tij francez.

Vizita është kryer për të vazhduar bisedimet rreth iniciativës më të fundit të presidentit iranian dhe atij francez lidhur me marrëveshjen bërthamore. Me këtë rast ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shkoi në Biarritz të Francës ku organizohet takimi i grupit G7. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit përpara largimit nga Franca ka publikuar një foto të takimit të tij me presidentin Emanuel Makron dhe ministrin e jashtëm Jean Yves Le Drian ku tha se diplomacia aktive e Iranit në kuadër të bashkëpunimit konstruktiv vazhdon. Ai gjithashtu përmendi takimet që ka pasur me përfaqësuesit e Britanisë dhe të Gjermanisë në qytetin Biarritz dhe tha: rruga përpara është e vështirë mirëpo ja vlen ta provosh. Edhe pse vizita e dytë e Zarif në Francë, vizitë që u bë njëkohësisht me organizimin e takimit të grupit G7 ka krijuar shumë dilema dhe pikëpyetje në qarqet mediatike dhe politike, mirëpo këto takime mund të thuhet se janë vazhdim i diplomacisë së Iranit për të plotësuar dhe garantuar të drejtat juridike të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe përpjekje për uljen e tensioneve në rajon. Megjithatë analizimi I rolit të Francës në këtë çështje mund të ndahet në dy aspekte: Së pari: Është këndvështrimi pozitiv por i kujdesur i diplomacisë franceze tek marrëveshja bërthamore. Së dyti: Është përpjekja e diplomacisë franceze për të hapur dyert e dialogut dhe bisedimit për çështje jashtë marrëveshjes bërthamore, gjë e cila më herët është refuzuar kategorikisht nga ana e Iranit.  Hasan Danai’fard ish ambasador i Iranit në Irak duke analizuar rolin e Francës në ruajtjen e marrëveshjes bërthamore ka thënë: Franca në çështjen bërthamore gjithmonë ka kërkuar të luajë një rol të veçantë. Franca në disa raste ka mbajtur qëndrimet më të ashpra dhe në disa raste me një gjuhë dhe ton të veçantë është munduar të tërheqë Iranin pas vetes. Bisedat telefonike të Makron me presidentin e Iranit dhe intervistat dhe qëndrimet e tij lidhur me marrëveshjen bërthamore tregojnë se Franca vazhdon të kërkojë të ruajë pozicionin e saj të veçantë në këtë çështje. Mirëpo ekzistojnë dyshime se kjo lloj diplomacie e Francës, synon me të vërtetë ruajtjen e marrëveshjes bërthamore apo kërkon ruajtjen e interesave të Amerikës. Ajo që është e qartë është fakti se aktualisht Evropa ka marrë mesazh të qartë se Irani është tepër serioz në realizimin dhe zbatimin e fazës së tretë të uljes së zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Këtë e tregon edhe ftesa e Zarif në Francë njëkohësisht me organizmin e takimit të grupit G7. Disa media janë prononcuar se Franca kërkon nga Irani që të mos ulë aktivitetet dhe zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe prej Amerikës ka kërkuar që për një kohë të ndërpresë sanksionet e saj. Evropa e di shumë mirë se zbatimi i marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit do të jetë i mundur deri në kohën kur të garantohen interesat e Iranit në këtë marrëveshje. Përveç kësaj çdo plan që është jashtë këtij kuadri, për Iranin jo vetëm që nuk është i negociueshëm por është edhe i papranueshëm. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, rrugën e nisur nga Franca në përgjithësi e ka cilësuar pozitiv dhe konstruktiv mirëpo edhe një herë ka ritheksuar faktin se BE duhet të zbatojë angazhimet dhe zotimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe sidomos ato zotimet që i ka dhënë pas tërheqjes së njëanshme të Amerikës nga kjo marrëveshje ndërkombëtare.