Ekipi iranian i tekuandës për meshkuj dhe femra merr titullin nënkampion
Gusht 26, 2019 04:34 Europe/Tirane
Ekipi iranian në tekuando për femra dhe meshkuj në pjesëmarrjen e tij të parë në kampionatin botëror ka marrë titullin nënkampion.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Mehr sipas të cilës në kampionatin e tekuandosë në qytetin Wuxi të Kinës ku marrin pjesë 97 sportistë nga 10 vende të botës, ekipi iranian për femra dhe meshkuj me 1 medalje ari, një argjendi dhe një bronzi u shpall nënkampion. Ekipi iranian në ndeshjen finale nuk arriti të tejkalojë ekipin e Kinës që u shpall kampion bote. Ekipet nga i pari deri tek i treti konfirmohen për lojërat olimpike.
Tags